NJOFTIM PËR VEND VAKANT PUNE

Shkolla “Omiros” Himarë shpall vendin vakant për pozicionin:

DREJTUES DIDAKTIK

Ftohen të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 69/2012, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, veçanërisht në nenin 55 të tij.

Kriteret ligjore

Kandidati duhet:

  • të ketë formimin universitar përkatës për ushtrimin e profesionit të mësuesit;
  • të zotërojë të paktën kategorinë e kualifikimit “Mësues i kualifikuar”;
  • të jetë i pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar nga shkolla e drejtorëve;
  • të mos jetë anëtar i forumeve drejtuese të partive politike;
  • të plotësojë kriteret e tjera të përgjithshme ligjore për ushtrimin e detyrës.

Në rast se nuk paraqitet asnjë kandidat i pajisur me certifikatën e drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar, do të zbatohen parashikimet përkatëse të pikës 3 të nenit 55 të ligjit.

Dokumentacioni i aplikimit

  • Kërkesë për aplikim;
  • Jetëshkrim profesional (CV);
  • Kopje e diplomës dhe e listës së notave;
  • Dokumenti që vërteton kategorinë e kualifikimit;
  • Kopje e certifikatës së drejtuesit të institucionit arsimor parauniversitar;
  • Dokumentacion që vërteton përvojën e punës;
  • Kopje e dokumentit të identifikimit;
  • Vetëdeklarim se kandidati nuk është anëtar i forumeve drejtuese të partive politike.

Shënim: Njohja e gjuhës greke përbën prioritet për kandidatin/en

Mënyra dhe afati i aplikimit

Dokumentacioni duhet të dërgohet në adresën elektronike:

Αυτή η διεύθυνση ηλεκτρονικού ταχυδρομείου προστατεύεται από τους αυτοματισμούς αποστολέων ανεπιθύμητων μηνυμάτων. Χρειάζεται να ενεργοποιήσετε τη JavaScript για να μπορέσετε να τη δείτε.

Në rubrikën “Subjekti” të emailit të shënohet:

“APLIKIM PËR DREJTUES DIDAKTIK – OMIRОS HIMARË”

Aplikimet pranohen brenda afatit 10-ditor nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Afati i fundit: 22 gusht 2026

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në numrin:

068 624 9942

Orari i komunikimit: 10:00–12:00.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe kalojnë fazën e shqyrtimit të dokumentacionit do të kontaktohen për vijimin e procedurës së përzgjedhjes.