PASHKЁ 2020


Pashkë 2020…Edhe këtë vit po kumbon fuqishëm triumfi i jetës mbi vdekjen. Këtë vit kemi nevojë më shumë se kurrë për këtë triumf.


Në një kohë kur bota është përfshirë nga errësira e frikës dhe e vdekjes nevojitet gjithnjë e më shumë drita e ringjalljes së Krishtit.
Në një ditë ndryshoi gjithçka.Armiku i padukshëm i shpalli luftë edhe vendit tone. Një tjetër sfidë na priste.Një sfidë e ashpër filloi më 9 mars,po vazhdon ende dhe nuk e dimë se edhe për sa kohë do të vazhdojë.Por sfidat nevojiten për ta bërë njeriun më të forte.Pas kësaj sfide do të dalim më të forte.Nuk ka vend për panik.
Le të shikojmë anën e ndritshme të medaljes.Edhe pse këto ditë janë të zymta ka shumë arsye për të buzëqeshur.Fillimisht marrim frymë,zemra jonë po rreh,jemi ende në këtë jetë.Së dyti kemi mundësinë të kalojmë më shumë kohë me familjarët tanë,kohë,e cila na ka munguar gjatë përditshmërisë sonë,ku angazhimet e shumta na i rrëmbejnë minutat.
Por më e rëndësishmja,në këto ditë izolimi mund të reflektojmë më shumë rreth vetes dhe rreth jetës.Mund të depërtojmë në skutat më të errëta të shpirtit tonë dhe të kontrollojmë gjithçka.Mund të bëjmë një analizë rreth veprave tona.
Dielli po shkëlqen përsëri në qiellin e kaltër duke na lajmëruar ardhjen e pranverës.Dielli shkëlqen,por ne nuk mund ta shijojmë dot shkëlqimin e tij. Zogjtë cicërojnë,por ne nuk mund të dalim t’i vështrojmë këta shtegtarë të ardhur nga mërgimi.Lulet çelën,por ne nuk mund t’iu afrohemi dhe të magjepsemi nga aroma e tyre e ëmbël dhe nga bukuria e tyre mbreslënëse.Kjo është sfida jonë, të qëndrojmë në shtëpi,por nëse krahasohet kjo me sfidat e gjyshërve tanë, të cilët duhet të luftonin me armë në dorë kundër pushtuesve nuk mund të quhet si e tillë.
Këto ditë na mësuan të vlerësojmë gjërat,që kemi humbur.Njeriu mund të vlerësojë diçka vetëm kur e humbet atë.Këto ditë po vlerësojmë gjithnjë e më shumë lirinë dhe shëndetin.Teksa ecnim të shkujdesur në rrugët e qytetit tone, teksa vizitonim miqtë dhe të afërmit,teksa bënim shëtitje në natyrë,nuk e dinim vlerën e tyre,nuk mund t’i vlerësonim dot,ndërsa tani…perceptimi ynë për botën ndryshoi.
Kur të takohemi përsëri gjithçka do të jetë ndryshe sepse do të kemi mësuar të vlerësojmë çdo çast të jetës.Do të kemi mësuar të dhurojmë një buzëqeshje të ngrohtë,me mirësi dhe të bëjmë vepra të vogla,por me dashuri të madhe .Nëse nuk nxjerrim mësime të rëndësishme këto ditë,nuk kemi për të nxjerrë kurrë më.
Në këto ditë nuk mund të mos përmendim heronjtë tanë,mjekët dhe infermierët, të cilët po vendosin veten e tyre në rrezik për të shpëtuar sa më shumë jetë.Me flakën e zjarrtë,që u vlon në zemrat e tyre,flake,që ua ka dhuruar ky profesion kaq fisnik,po mposhtin armikun tonë të padukshëm.
Por heronj jeni edhe ju,mësuesit tanë të dashur,ju që edhe në këto kushte mendoni për ne, mendoni për të na dhuruar dije dhe për të na ndihmuar të ndërtojmë rrugën drejt një të ardhmeje të sigurt.Faleminderit!
Le të gëzohemi sepse drita e mposhti errësirën,jeta e mposhti vdekjen! Ju urojmë Pashkë të bekuara!Jezu Krishti i ringjallur le të mbjellë në zemrat tona shpresën për një të nesërme më të bukur!
Vikensa Grabocka

.........................................

ΠΑΣΧΑ 2020


Πάσχα 2020… Ακόμα και φέτος, η ζωή νικάει το θάνατο. Φέτος χρειαζόμαστε αυτόν τον θρίαμβο περισσότερο από ποτέ.
Σε μια εποχή που στον κόσμο έχει απλωθεί το σκοτάδι του φόβου και του θανάτου, όλο και περισσότερο χρειάζεται το φως της ανάστασης του Χριστού.
Σε μια μέρα, όλα άλλαξαν. Ο αόρατος εχθρός κήρυξε πόλεμο και στη χώρα μας. Μία άλλη πρόκληση μας περίμενε. Μια σκληρή πρόκληση ξεκίνησε στις 9 Μαρτίου, συνεχίζει και δεν ξέρουμε πόσο θα διαρκεί. Οι προκλήσεις χριάζονται για να κάνουν τους ανθρώπους δυνατότερους. Μετά από αυτήν την πρόκληση θα βγούμε δυνατότεροι.Δεν πρέπει να έχουμε πανικό.
Ας δούμε τη φωτεινή πλευρά του νομίσματος. Παρ ‘όλο που αυτές οι μέρες είναι ζοφερές, υπάρχουν πολλούς λόγους για να χαμογελάσουμε. Αρχικά αναπνέουμε, οι καρδιές μας χτυπούν, είμαστε ζωντανοί. Δεύτερον έχουμε την ευκαιρία να περάσουμε περισσότερο χρόνο με την οικογένειά μας , χρόνο, που μας λείπει κατά την καθημερινή μας ζωή, όπου οι πολλές δεσμεύσεις αρπάζουν τα λεπτά μας.
Αλλά το πιο σημαντικό, σ’ αυτές τις μέρες της απομόνωσης μπορούμε να προβληματιστούμε περισσότερο για τον εαυτό μας και για τη ζωή. Μπορούμε να ταξιδεύουμε στις πιο σκοτεινές γωνίες της ψυχής μας και να ελέγχουμε τα πάντα. Μπορούμε να σκεφτόμαστε περισσοτερα για τις πράξεις μας.
Ο ήλιος λάμπει ξανά στον γαλάζιο ουρανό και ανακοινώνει την αρχή της άνοιξης. Ο ήλιος λάμπει, αλλά δεν μπορούμε να απολαύσουμε τη λαμπρότητά του. Τα πουλιά κελαηδούν, αλλά δεν μπορούμε να βγούμε για να δούμε αυτούς τους ταξιδιώτες που έρχονται στην πατρίδα τους. Δική μας πρόκληση είναι να μείνουμε στο σπίτι, αλλά αν αυτό συγκριθεί με τις προκλήσεις των παππούδων μας, οι οποίοι έπρεπε να πολεμήσουν εναντίον τους εισβολείς δεν μπορούμε ούτε να το ονομάζουμε πρόκληση . Αυτές τις μέρες μάθαμε να εκτιμούμε τα πράγματα που έχουμε χάσει.Ο άνθρωπος μπορεί να εκτιμήσει κάτι μόνο όταν το χάσει. Αυτές τις μέρες εκτιμούμε όλο και περισσότερο την ελευθερία και την υγεία. Καθώς περπατούσαμε στους δρόμους της πόλης μας,καθώς επισκεπτόμασταν τους φίλους και τους συγγενείς μας,καθώς κάναμε βόλτες στην φύση, δεν ξέραμε την αξία τους, δεν μπορούσαμε να τους εκτιμήσουμε.
Όταν ξανασυναντηθούμε, όλα θα είναι διαφορετικά γιατί θα έχουμε μάθει να εκτιμούμε κάθε στιγμή της ζωής. Θα έχουμε μάθει να χαρίζουμε ένα ζεστό χαμόγελο γεμάτο καλοσύνη, θα έχουμε μάθει να κάνουμε μικρές πράξεις, αλλά με μεγάλη αγάπη.
Σε αυτές τις μέρες δεν μπορούμε να μην αναφέρουμε τους ήρωές μας, τους γιατρούς και τους νοσοκόμους μας, που κινδυνεύουν τον εαυτό τους για να σώσουν ζωές.
Αλλά οι ήρωές μας είστε επίσης εσείς, οι αγαπητοί μας δάσκαλοι, εσείς που ακόμη και σε αυτές τις μέρες σκεφτέστε για μας, σκέφτεστε να μας χαρίζετε γνώσεις και να μας βοηθήσετε να χτίσουμε το δρόμο για τον μέλλον. Σας ευχαριστούμε!
Ας χαρούμε γιατί το φως νίκησε το σκοτάδι, η ζωή νίκησε το θάνατο! Σας ευχόμαστε ευλογημένη Πάσχα! Ο αναστημένος Ιησούς Χριστός ας φυτέψει στις καρδιές μας την ελπίδα για ένα ομορφότερο αύριο!
Βικένσα Γκραμπότσκα